MIRËSEVINI NË
MEJA CONSTRUCTION
PËR NE
Meja Construction vjen me emër të ri por sjellë përvojë të gjatë në ndërtim. Ne ofrojmë punë dhe shërbime profesionale dhe bashkëpunojmë me klientë dhe partnerë të cilët e çmojnë cilësinë.
-
Ne kemi staf të kualifikuar dhe me përvojë (inxhinierë, arkitektë, teknikë, projekt menaxherë).
-
Për punët cilësore që bëjmë, ne ofrojmë çmim shumë konkurrues.
-
Çdo shtëpi apo projekt ka bazë/shtylla. Integriteti, cilësia, dhe fokusi në klientë janë themeli dhe shtyllat kryesore të kompanisë sonë.
Integriteti dhe besimi
Ne bashkëpunojmë me klientë, furnitorë, e partnerë me të cilët kemi besim të ndërsjellë. Për klientët tanë, ne jemi më shumë se arkitektë dhe ndërtues — ne jemi partnerë të tyre.
Cilësia
Në çdo proces dhe hap ne fokusohemi për cilësi dhe ekzekutim profesional të punëve. Klientët tanë presin punë dhe shërbime të nivelit të lartë dhe ne bëjmë më të mirën që ti plotësojmë kërkesat e tyre.
Klienti në fokus
Shërbimet dhe punët që ne ofrojmë janë të ndërtuara duke dëgjuar dhe plotësuar nevojat e klientëve. Klienti është në fokus të çdo veprimi që ne ndërmarrim.
SHËRBIMET
NDËRTIM TË LARTË
- Objekte banimi
- Objekte biznesi
- Objekte shëndetësore
- Objekte arsimore
- Shtëpi & villa
PROJEKTO DHE NDËRTO
Projektim të shtëpive apo objekteve tjera sipas kërkesave specifike të klientëve — dhe ndërtim me sistemin "çelësat në dorë".
Ne punojmë si ekip nga fillimi deri në përfundim të punëve — duke bashkëpunuar dhe komunikuar hapur me pronarët, arkitektët, inxhinierët, ndërtuesit, dhe furnitorët.
INFRASTRUKTURË
- Kanalizim
- Ujësjellës
- Rrugë
- Punë të dheut
- Rregullim të oborreve
MENAXHIM & MBIKËQYRJE
Menaxhimi profesional i projekteve dhe mbikëqyrja e punëve janë qenësore. Ne i ofrojmë këto shërbime nëpërmjet inxhiniereve të cilëve mund të iu besoni.
RENOVIME
Renovimi i shtëpisë apo zyres suaj mund të iu sjellë kokëçarje — por jo nëse këtë i besoni profesionistëve të cilët kujdesen për çdo detaj.
MIRËMBAJTJE
Ne ofrojmë një gamë të plotë shërbimesh për të siguruar që ndërtesat tuaja janë të pastra dhe funksionojnë me siguri dhe efikasitet maksimal.
GALERIA
Kliko anash fotografisë për të parë foto të cilat ilustrojnë makinerinë dhe projektet të cilat ne mund ti ekzekutojmë.
Ndërtim i çatisë
Ankerimi i bazës për betonim
Renovim i banesës
Ndërtim i çatisë
KONTAKT
Adresa: Rr. Dëshmorët e Lirisë, pa nr.
50 000 Gjakovë, Kosovë
(te ura e Taliqit)
Email: info@meja-ks.com
Tel/Mob: +383 (44) 236 000
+383 (49) 236 000
(Viber & WhatsApp)
Na kontakto nëpermjet email ose duke plotësuar dhe dërguar formën më poshtë